KosovaLive360

Festivali i muzikës së vjetër qytetare, “Zambaku i Prizrenit”, më 27 dhjetor të këtij viti shënon 30-vjetorin e themelimit. Ky përvjetor do të festohet me promovimin e dy kompakt-disqeve, të cilat përmbajnë 30 këngët më të suksesshme të “Zambakut të Prizrenit” ndër vite.

Themeluesi i këtij festivali, kompozitori Reshat Randobrava, thotë se qëllimi i “Zambakut të Prizrenit” ishte kultivimi i këngës së kompozuar në frymën e këngës së vjetër qytetare, shansonës, romancës dhe formave të tjera të lira muzikore.

Shumica e këngëve të kompozuara për “Zambakun e Prizrenit” u janë kushtuar bukurive natyrore të qytetit të Prizrenit dhe jetës së banorëve të tij ndër shekuj.

Ky festival, prej vitit 1986 deri në vitin 1990 ishte mbajtur nën patronatin e Radio Televizionit të Prishtinës dhe Bashkësisë Vetëqeverisëse të Interesit të Prizrenit.

Nga viti 1990 deri në vitin 2003, shumicën e herëve, “Zambaku i Prizrenit” u mbajt nën patronatin e Shoqërisë Kulturore-Artistike “Agimi” të Prizrenit, ndërsa prej vitit 2003 deri në vitin 2016, nën patronatin e Drejtorisë për Kulturë të Prizrenit.

Të Rekomanduara