KosovaLive360

Antibiotikët janë substanca që përdoren për trajtimin e sëmundjeve në njerëz dhe kafshë. Këto substanca gjithashtu zvogëlojnë mundësinë e transmetimit bakterial nga kafshët tek njerëzit. Veterinerët punojnë me fermerët në mënyrë të vazhdueshme, për vetëdijësimin e përdorimit të antibiotikëve në kafshë dhe të sigurohet ushqim i sigurt për konsumatorë.

Disa nga qëllimet kryesore të përdorimit të antibiotikëve:

Parandalimi i sëmundjeve: trajtimi i kafshëve me një dozë të ultë të antibiotikut në ushqim ose ujin e pijshëm, kur në kafshë nuk shfaqen shenja të sëmundjes por mendohet të jetë një rrezik i infeksionit. Trajtimi mund të jetë për një periudhë prej disa javësh, dhe nganjëherë më të gjatë.

Trajtimi i sëmundjeve (përdorim terapeutik): kur një numër i vogël i kafshëve janë të sëmura në një tufë, bëhet trajtimi me antibiotik i të gjithë tufës për të parandaluar shpërndarjen e sëmundjes. Zakonisht bëhen 3 trajtime në doza të larta për një periudhë relativisht të shkurtër kohe;

“Nxitja e rritjes”: një dozë shumë e ulët e antibiotikëve janë dhënë për kafshët (sidomos shpendëve) në ushqimin e tyre, fillimisht për rritjen e tyre dhe produktivitetit. Trajtimi është i vazhdueshëm dhe mund të zgjasë për një periudhë të gjatë të jetës së kafshës. Antibiotikët më të rëndësishëm që përdoren në të ushqyerit e kafshëve shtëpiake janë: tetraciklinë, oksitetraciklini, virginomicini dhe flavomicini. Në industrin e majmërisë shtimi i antibiotikëve ndikon pozitivisht në rritjen e masës trupore dhe zvogëlon harxhimin e ushqimit, gjithashtu antibiotikët ndikojnë në shtimin e prodhimit të qumështit.

Pa marrë parasysh mënyrën e futjes së antibiotikëve në organizmin e kafshës ekziston një dozë e rrezikut të deponimit të antibiotikëve në produktet blegtorale (qumësht, mishë, vezë) dhe të veprimit të dëmshëm në organizmin e njeriut si shfaqja e alergjive, skuqja dhe kruarja e lëkurës, astma, rezistence ndaj baktereve, me çka pamundësohet zbatimi efikas terapeutik i antibiotikëve në rast të infeksionit te njeriu.

Përmbajtja e antibiotikëve në qumësht paraqet problem në industrinë e përpunimit të qumështit pasi që ky lloj qumështi nuk i nënshtrohet procesit të fermentimit.

Qumështi i lopëve të sëmura ose kafshëve që trajtohen me antibiotikë nuk duhet të përdoret si qumështi i freskët apo për ndonjë produkt tjetër qumështi.

Si një hap për parandalim është zhvillimi i një strategjije më efektive për përdorimin e antibiotikëve në bujqësi me qëllim të sigurimit se sasia e mbetjeve antibiotike të mos paraqet rrezik për shëndetin publik;

Krijimi i kushteve të mira higjeno-sanitare në ferma do të ndikojë në uljen e përdorimit të antibiotikëve;

Vendosja e sistemit të autokontrollit të sigurisë dhe të cilësisë së qumështit para përpunimit dhe ambalazhimit të tij.

Diana Rexhepi, Bachelor i Tenologjisë ushqimore – Intern Recura Agro Center. – Agro Qendra Recura është njësi e RECURA Financials e specializuar në ofrimin e shërbimeve këshilluese në fushën e bujqësise të dedikuara për agrobizneset në rritje. Qendra fokusohet në ofrimin e shërbimeve për ndërmarrjet bujqësore, qeverinë dhe hartuesit të politikave, investitorët, si dhe programet e asistencës teknike nga donatorët.

Të Rekomanduara