KosovaLive360

Thirrja e Anibar për filma të animuar për vitin 2018 mbyllet me datën 30 prill. Mos e humbisni shancën që filmat tuaj të shfaqen këtë vit në edicionin e nëntë të festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar Anibar i cili këtë vit mbahet prej 13-19 gusht në Pejë.

Përgjatë muajit prill, ne do të shfaqim disa nga punët e animatorëve kosovar për të ndar thirrjen e festivalit me animatorët.

Këtë javë po ju prezantojmë punën e Edvin Susurit. Edvini ka përfunduar Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ai punon si animator dhe ilustrues në 2VO dhe Undesignate.

Në edicionin e tetë të festivalit Anibar ai ka qenë pjesë e jurisë së studentëve të Anibar të mentoruar nga Maros Brojo. Për tu njoftu me punët nga Edvini: edvinsusuri.dribbble.com dhe www.edvinosawrr.tumblr.com 

Të Rekomanduara