KosovaLive360

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot me Medaljen Presidenciale të 10-vjetorit të Pavarësisë e ka dekoruar tenorin e famshëm kosovar, Ramë Lahaj.

Thaçi ka thënë se tenori Ramë Lahaj përmes artit muzikor po shkëlqen kudo në skenat botërore dhe po e afirmon denjësisht emrin e Kosovës.

“Kosova ka shumë talentë, ka shumë profesionistë që me përkushtim po arrijnë majat e suksesit në arenën ndërkombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, tenori Ramë Lahaj u shpreh i nderuar me ndarjen e kësaj dekorate të veçantë nga presidenti Thaçi.

“Ndjehem i nderuar, sepse shumë njerëz të merituar e kanë marrë këtë dekoratë për këtë dhjetëvjetor të pavarësisë”, tha Lahaj.

Presidenti Thaçi dhe tenori Ramë Lahaj kanë diskutuar edhe për mundësitë dhe vështirësitë që mund t’i ketë jeta në diasporë për ndërtimin e karrierës profesionale.

Të Rekomanduara