KosovaLive360

Ministri i MKRS, Kujtim Gashi ka dërguar telegram ngushëllimi familjes e miqëve me rastin e ndarjes nga jeta e aktorit të ri, Art Kurtit. Ai ka thënë se lajmin për vdekjen e parakohshme të Artit, aktorit tonë të mirënjohur, e morëm me pikëllim të madh.

“E nderuara familja Kurti,

Lajmin për vdekjen e parakohshme e të dashurit tuaj, Artit, aktorit tonë të mirënjohur, e morëm me pikëllim të madh.

Bota e artit ka humbur një prej aktorëve të rinj më të talentuar.

Arti u nda nga kjo jetë në moshë të re, duke lënë në gjysmë rrugëtimin e tij prej artisti. Ai me punën e tij, bëri që të jetë i respektuar në botën e artit e të kulturës por edhe jashtë saj. Me entuziazmin e tij prej të riu ai do të jepte kontribut të madh andaj Arti do të na mungojë.

Ndarja e hershme e Art Kurtit, është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për artdashësit dhe të gjithë ata që e njohën.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Art Kurtit”.

Të Rekomanduara