KosovaLive360

ë shtunën FPPK organizoi turneun për nderë të 10 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, e që ishte edhe fillimi i aktiviteteve të FPPK-së për vitin 2018. Në sallën e pingpongut në pallatin e rinisë n; Prishtinë u krijua një atmosferë e ngrohët festive, ku të gjithë pjesëmarrësit dhanë maksimumin e tyre për të arritur suksese sa më të mira. Morën pjesë rreth 80 lojtarë dhe lojtare nga të gjitha klubet e Kosovës si dhe përfaqësues të Shqipërisë. U zhvilluan ndeshje interesante si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe të femrave.

Në konkurrencën e femrave edhe pse në numër më të vogël , patëm shumë ndeshje interesante e po ashtu edhe befasi. Fillimisht Edona Shabani kundër Linda Zeqirin tregoi një lojë atraktive dhe sulmuese duke i fituar dy sete, ndërsa për befasi u përkujdes Alma Mehmeti e cila fillimisht fitoi ndaj Ilriana Haliti me 3:2 e pastaj në gjysmëfinale edhe ndaj Linda Zeqirit 3:1. Në gjysmëfinalen tjetër Nehare Janjeva fitoi ndaj Hanife Zeqirit me 3:1. Në finale Nehare Janjeva dhe Alma Mehmeti shfaqën lojë shumë të mirë, në fund Neharja ishte më e përqendruar duke fituar titullin e kampiones me 3:1.

Në konkurrenca e meshkujve patëm më shumë pjesëmarrës  andaj edhe më shumë ndeshje atraktive. Konkurrenca ishte më e fortë e posaçërisht nga e teta e finales, ku lojtarët më të mirë të Kosovës nuk lejuan befasi. Fillimisht Rrahman Ademaj fitoi ndaj Berkan Bajmakut me 3:1, Berkani i bëri ballë kampionit vetëm në dy setat e parë. Kreshnik Mahmuti dhe Yll Maloku shfaqen spektakël me shumë goditje të forta dhe të shpejta, edhe kësaj radhe fitues doli Kreshniku me 3:1. Edhe ndeshja Milot Makolli dhe Fatih Karabaxhaku ishte mjaft e mirë, Fatihu fitoi setin e parë dhe i bëri mjaft konkurrencë Milotit, por në fund Miloti fitoi me 3:1. Mentor Shabani fitoi ndaj Veton Gotës së disponuar për lojë me 3:1.

Në gjysmëfinalen e parë Rrahman  Ademaj nuk i dha mundësi Kreshnik Mahmutit, duke fituar me 3:0, e ndeshje më e baraspeshuar ishte gjysmëfinalja në të cilën Milot Makolli fitoi ndaj Mentor Shabanit me 3:1.

Ndeshja finale ishte përsëritje e finales së vitit të kaluar, të dy lojtarët patën shumë goditje për të fituar poenin, e kjo sigurisht ishte edhe atraktive për shikuesit, edhe pse në fillim dukej se Miloti do ta befasoi Rrahmanin, pasi udhëhoqi me 2:0, Rrahmani edhe kësaj radhe dëshmoi se është lojtari më i mirë Kosovar, duke kthyer rezultatin me goditje të forta e precize, e më këtë edhe mbrojti titullin nga viti i kaluar.

Fituesit e 3 vendeve u shpërblyen me mirënjohje dhe medalje, kurse kampionët edhe me Kupa.

Fituesit e 3 vendeve u shpërblyen me mirënjohje dhe medalje, kurse kampionët edhe me Kupa.

RENDITJA

FEMRAT:

  1. Nehare Janjeva (Prishtina)
  2. Alma Mehmeti (Drita)
  3. Linda Zeqiri(Drita)
  4. Hanife  Zeqiri(Drita))

MESHKUJT

  1. Rrahman Ademaj (Elting Dardania)
  2. Milot Makolli (Elting Dardania)
  3. Kreshnik Mahmuti (Lidhja e Prizrenit)
  4. Mentor Shabani (Ahmet Hoxha)

Aktiviteti i ardhshëm i fppk-së do të jenë garat ekipore në ligën e juniorëve dhe të seniorëve .

Të Rekomanduara