KosovaLive360

Sot në Prishtinë u mbajt konferenca e përvitshme për shtyp e festivalit DOKUFEST, me ç’rast u prezantua programi i plotë i edicionit të 16 të festivalit, i cili do të mbahet nga data 04-12 gusht në Prizren, Kosovë.

Në këtë konferencë, e cila u mbajt në Reastaurant Rings, morrën pjesë drejtori artistik Veton Nurkollari, drejtoresha e Festivalit Nita Deda, drejtori ekzekutiv i DokuFest Eroll Bilibani dhe selektori i programit të filmave të shkurtër Samir Karahoda.

Drejtoresha e festivalit Nita Deda, hapi konferencen the theksoi temen e këtij edicioni të festivalit “E ARDHMJA” që përbëhet nga një program i gjerë dhe i kuruar me kujdes e qe perfshinë shfaqje te mbi 230 filmave, ekspozita, muzike, teknologji dhe diskutime.

Ndërsa z. Veton Nurkollari, drejtori artistik i Festivalit morri fjalën për të biseduar më tepër rreth programit të sivjetëm të filmave. Ai u shpreh shumë i kënaqur me cilësinë e filmave të këtij edicioni, e në veçanti me film bërësit kosovar dhe shqiptar.

“Nga një numër rreth 2000 filmave, kemi përzgjedhur 102 filmave për kategori garuese të festivalit dhe rreth 150 filma për mbi pesëmbëdhjetë programe të veçanta të festivalit, shumë prej të cilave i përkojnë edhe temës së këtij edicioni”.

Nurkollari gjithashtu njoftoi të pranishmit për punëtoritë, master klasat dhe koncertet e ndryshme që ky edicion do të sjellë në Dokufest.

“Një bashkëpunim tjetër i veçantë është bashkëpunimi me Marubin- Muzeun Ndërkombëtar të Fotografisë në Shkodër, me të cilët do të sjellim një ekspozintë, dy punëtori dhe një video-mapping nga koleksioni i Marubit”, theksoi ai.

Një tjetër ngjarje interesante e këtij edicioni është edhe Retrospektiva e Travis Wilkerson e cila vjen për here të parë, duke marrë parasysh se nuk ka ndodhur askund në botë.

Para se të i’a jap fjalën përfqësuesit të rradhës së festivalit, Drejtori Artistik tha se ai është shumë i kënaqur me numrin e filmave të regjisorëve Kosovarë dhe Shqipëtarë si dhe  cilësinë e përgjithshme të filmave për këtë vit, duke e marrë parasyshe se do të ketë filma fituese të festivaleve kryesore si Cannes, Tribeca, Berlinale, Sundance si dhe nga festivalet Europiane dhe rajonale.

Selektori i programit të filmave të shkurtër, Samir Karahoda, njoftoi për ndryshimet e bëra sivjet, ku festivali për herë të parë ka filluar të aplikoj pagesë për gjatë aplikimit të filmave garues, gjë kjo që ka ndikuar edhe në ngritjen e cilësisë së filmave.

“Vlen të përmendet që edhe cilësia e autorëve kombëtarë sivjet ka qenë e nivelit të jashtëzakonshëm duke i krahasuar me nivelet e viteve te kaluara, e sidomos autorët nga Shqipëria ku prej 13 filmave sa edhe janë në kategori garuese, 6 prej tyre janë të autorëve shqiptarë”, tha Karahoda.

Programi Kombëtarë do ti ketë gjithësej 9 premiera që shfaqen për herë të parë në Dokufest nga data 7-10 gusht.

Në fund, drejtori ekzekutiv z. Eroll Bilibani, njoftoi për programet tjera të festivalit të cilat edhe mëtojnë të edukojnë gjithë pjesëmarrësit e festivalit.

“Ne në programet tona mundohemi që filmin ta përdorim si një medium për edukim në të gjitha nivelet e shkollave, pasi që misioni ynë është edukimi përmes filmit”, tha ai.

Përmes punëtorive të ndryshme, Dokufest synon që të edukoj autorë të ndryshëm të rinj nga autorët më të mirë rreth realizimit të filmave.

Bashkëpunimi me Gjirafën do të ndodh sërish ku do të sjellim një kinema VR tek zona Kej në Prizren.

“Ky është bashkëpunimi më progresiv që kemi pasur ndonjëherë me një nga partnerët tanë” theksoi Bilibani.

Në anënën tjetër këtë edicion rikthehet edhe Qendra Ballkanike e Dokumentarëve, ku do të jenë 7 projekte filmike të cila do të prezantohen para profesionistëve të ndryshëm për t’i paketuar këto projekte për treg ndërkombëtar. Prezantimi i këtyre projekteve do të jetë publik

Master Klasat përveç tjerash, do të mbahen nga regjisorë të njohur si John Smith dhe Travis Wilkerson.

Për ndërlidhjen e filmit me edukim, Bilibani njoftoi për punën e DokuFest me të rinj për ti aftësuar në prodhim të filmave dokumentarë, për cfarë noftoi se interesimi i të rinjve nga Shqipëria gjatë këtij edicioni ka qenë shumë i madh në krahasim me vitet e kaluara, duke përfshirë kështu punën e tre studentëve të shkollave të mesme nga Tirana.

Për ta përmbyll konferencën drejtoresha Nita Deda morri përsëri fjalën duke folur me tepër rreth koncerteve që do ti sjell DokuNights. Ndër shumë emra të njohur vendor dhe të huaj ajo shpalosi se musafir special këtë edicion është edhe këngtarja e me fame botërore Princess Nokia.

Të Rekomanduara