KosovaLive360

Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherit koordinatori nacional kundër dhunës në familje, Naim Qelaj ka pritur sot në takim ambasadorin e OSBE në Kosovë, Jan Braathu.

Gjatë këtij takimi zëvendësministri Qelaj fillimisht falënderoi Ambasadorin Braathu për bashkëpunimin e deritanishëm që ky Mision ka me Ministrinë e Drejtësisë në segmente të caktuara përfshirë edhe aktivitetet me të cilat është e angazhuar Zyra e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje.

Zëvendësministri Qelaj njoftoi ambasadorin Braathu me të arriturat dhe rezultatet e Republikës së  Kosovë në përgjithësi në fushën e sundimin e ligjit, si dhe për  hapat konkret të cilat janë duke i ndërmarrë si Zyrë.

Ai tha se në kuadër të mandatit si Koordinator Nacional Kundër Dhunës në Familje ka parë të nevojshme krijimin e mekanizmave adekuat në parandalimin e dhunës në familje, kjo si nevojë për  zbatimin e Strategjisë Kombëtare Kundër Dhunës në Familje . Ai tha se mbeten të angazhuar në zgjidhjen e financimit të  qëndrueshëm  për strehimoret  e viktimave, që  vlerësohet si tejet me rëndësi për mbarëvajtjen e aktiviteteve kundër dhunës në familje, krijimin e data bazës për  rastet e dhunës në familje si dhe krijimin e një mekanizmi për raportim periodik të dhunës në familje me qëllim të informimit të saktë dhe llogaridhënies.

Synim i  angazhimeve të Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në  Familje  është që deri në fund të vitit të plotësohen  kriteret e Konventës së Stambollit, ashtu që Kosova të jetë  Lider në rajon në ketë  aspekt.

Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua për çështjen e kompensimit të viktimave të krimit si dhe çështja e Drejtësisë Tranzicionale me të cilën Zëvendësministri Qelaj tha se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar dhe për këtë është në proces të themelimit të një departamenti për Drejtësi Tranzicionale.

Në anën tjetër Ambasadori Braathu ka falënderuar Zëvendësministrin Qelaj për angazhimin e tij në këtë proces si dhe shprehu gatishmërinë e Misionit të OSBE për të bashkëpunuar në hapat konkret të cilat i prezantoi zëvendësministri.

Ambasadori theksoi se çështjet e lartpërmendura janë në interes edhe të Misionit të  OSBE-së dhe për këtë mbeten të përkushtuar në thellimin e këtij bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, konkretisht edhe me Zyrën e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje.

Të Rekomanduara