KosovaLive360

Shtëpia botuese “Orfeu” nga Prishtina sapo e ka hedhur në treg librin “Media dhe Integrimi Europian” nga autori Arben Fetoshi. Libri i Dr. Arben Fetoshit ofron një perspektivë të qartë mbi rolin e pazëvendësueshëm të medieve dhe ndërvarësinë e tyre me politikën në proceset demokratike, shpjegon marrëdhëniet e trazuara ndërmjet politikës, medieve dhe shoqërisë si pasojë e ndikimit të teknologjisë digjitale, dhe duke hulumtuar rastin e Kosovës, e qartëson rrugën e saj të vështirë në Agjendën Europiane.

Shqyrtimi i rolit të medieve në raportin aktual ndërmjet BE-së dhe qytetarëve të saj të rrjetëzuar (homo-net) në kontekst të kërcënimeve nga euroskepticizmi, dhe ekzaminimi i politikës mediale të BE-së si një përpjekje për zgjidhjen ideale në mes të vlerave fundamentale dhe efekteve fragmentare të teknologjisë së Internetit, e bën librin jo vetëm një kontribut për studimet e mediave, por edhe një kornizë praktike për sendërtimin e një partneriteti funksional ndërmjet politikës e medieve në shërbim të demokracisë. Në këtë kuptim, ky libër iu duhet gazetarëve, studentëve dhe zyrtarëve shtetërorë.

Të Rekomanduara