KosovaLive360

30 Gusht 2017
Me 1 dhe 2 shtator, Prishtina arenë e turneut kryesor të Streetballit

Me 1 dhe 2 shtator Prishtina do jetë arenë e turneut të Streetballit në Kosovë, që këtë vit fal mbështetjes nga donatori kryesor banka Raiifeisen, mbanë emrin Raiffaisen Streetball Kosova 2017, përkatësisht Raiffeisen Streetball Kosova International 2017.

Kjo njëherësh është edhe gara e vetme zyrtare e organizuar nga Shoqata e Streetball Kosovës, anëtare e FBK dhe FIBA 3×3.

FIBA 3×3, fituesin e turneut ndërkombëtar Raiffaisen Streetball Kosovës, e ka deleguar të të kualifikohet në Berlin Challenger, si pjesë të rrugës apo Road to Mexico City Masters në kuadër të FIBA 3×3 World Tour 2017.

Agon Fehmiu kryetar i Shoqatës së Streetball Kosova,  deklaroi se të premten dhe të shtunën, më 1 dhe 2 shtator në Sheshin Zahir Pajaziti, në qendër të Prishtinës na pret një festë e vërtetë: Super vikendi i garave të licencuara nga FIBA 3×3.

” Do të jemi dëshmitar të edicionit të 18-të të Kampionatit të Kosovës në Streetball apo si i themi tash Basketbollit 3 kundër 3 , dhe edicionit të dytë të garave ndërkombëtare të organizuara nga shoqata Streetball Kosova dhe të licencuara nga FIBA 3×3 Basketball.

Me 1 shtator, kemi garën vendore RAIFFEISEN STREETBALL KOSOVA 2017.

Top 16 ekipet kosovare do të luftojnë për dy vendet e para dhe kualifikimin në garën ndërkombëtare, plus kampioni do të shpërblehet me 400 euro kurse nënkampioni me 200.

Me 2 shtator, këtyre dy ekipeve do t’iu bashkohen edhe 6 tjera evropiane për të garuar në turneun e rangut Satelit të FIBA 3×3:

RAIFFEISEN STREETBALL KOSOVA INTERNATIONAL 2017.

Kampioni i këtij turneu do të shpërblehet me 2000 euro, plus 1000 euro në emër të shpenzimeve për udhëtimin në Berlin Challenger 2017.

Si thash më herët, me 1 dhe 2 shtator, për herë të parë në histori të streetballit kosovar do të luhet me infrastrukturë super-moderne botërore të FIBA 3×3.

Mu n’midis t’Prishtinës, për herë të parë në histori të streetballit kosovar,  Streetball Kosova promovon infrastrukturën e nivelit më të lartë botëror sipas FIBA 3×3 Basketball: fushën zyrtare (Sport Court) , koshin Schelde “Sam 3×3″ dhe topat oficial Uilson.”

Në anën tjetër Ibër Alaj, drejtor i deparatamentit të sportit, pranë Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.

“Mbeshtjetja është e vazhdushme nga MKRS-ja, në mbshtetje të organizimeve dhe në mbështetje të zhvillimit të infrastrukturës sportive duke ditë edhe karakteristikat mes sporteve por edhe nevojat dhe standartet që janë vendosur karshi neve në pranimin e organizatave sportive tona në ato nderkombetare. Siç e dimë edhe ne basketbolli 3×3 luhet në ambiente të hapura por duhet të ketë edhe aspektin e infrastrukturës apo organizimit të saj, kshtu që ne e kemi mbështetur shoqatën e streetball Kosova duke siguruar fushën, koshin sipas standartev dhe një kosh ndihmës po ashtu edhe semaforin dhe pjesët ndihmese”.

Viti 2017-të, është një vit shumë i rëndësishëm për Streetballin, pasi zyrtarisht basketbolli 3×3, është pranuar si disiplinë olimpike, dhe debutimin e vet do ta ketë në LOV Tokio 2020.

Ndërsa duke ju falenderuar mbështetjes së fuqishme dhe sensit për përkrahje të sporteve që kanë ardhmëri në Kosovë dhe botë, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me DSK-n, në mars të këtij viti, kanë vendosur që të ndihmojnë Shoqatën e Streetballit të Kosovës, duke krijuar infrastrukturën me standarde më të larta ndërkombëtare për zhvillimin e këtij sporti duke bërë blerjen e fushës, koshit dhe paisjeve tjera të licencuar nga FIBA 3×3.

Me 1 dhe 2 shtator, të gjitha rrugët streetballistike çojnë drejt qendrës së Prishtinës për tek Raiffaisen Streetball Kosova dhe Raiffeisen Streetball Kosova International 2017.

Të Rekomanduara