KosovaLive360

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti Konsullin e Nderit të  Kosovës në Austri, David Ungar-Klein, me të cilin bisedoi rreth zhvillimeve aktuale në sektorin e arsimit në Kosovë dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e shkencës dhe teknologjisë .

Ministri Bytyqi  u informua nga Konsulli  David Ungar Klein, për hapat që ka ndërmarrë për anëtarësimin e Kosovës  në programin e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST), ku Kosova do të pranohet si anëtar i parë fqinj.

Anëtarësimi i Kosovës në COST,veç tjerash, hapë mundësi të bashkëpunimit të shkencëtarëve tanë me shkencëtarë eminentë të fushave të ndryshme.

Ministri Bytyqi, me këtë rast, ka falënderuar Klein për mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës  në mekanizmat evropian të hulumtimit dhe shkencës.

Anëtarësimin e Kosovës si anëtarë fqinj në COST, ministri Bytyqi e vlerësoi si një rast të mirë që të rinjtë tanë të përfitojnë fonde për programe, me të cilat ata aplikojnë në kuadër të COST.

Të Rekomanduara