KosovaLive360

Klinika e Syve, ka pranuar një donacion në paisje  në vlerë 21 mijë euro, nga “People in Need”,  mundësuar nga Agjensioni Çek për Zhvillim.

Me këtë rast, Ramadan Berisha, i cili përfaqëson donatorin,  tha se ky donacion është dhuratë nga populli çek. ”

Ky donacion realizohet  në kuadër të projektit integrimi i personave me probleme me shikim”, u  shpreh Berisha.

Sipas tij, kjo aparaturë do të mundësojë dhe lehtësojë trajtimin e personave që kanë probleme me shikim, e që ka qenë edhe synimi kryesor i donacionit që është realizuar përmes Agjencisë Çeke, e cila është prezente nga viti 2010 në Kosovë.

Në anën tjetër, dr. Florim Zejnullahu, drejtor i Klinikës së Syve në QKUK, tha se donacion ka vlerë të madhe për  Klinikën e Syve, ngase janë paisje dhe aparatura që nevojiten shumë për Klinikën Syve.

Ai falenderoj donatorin, duke rikujtuar se para 2 vjetëve, kishin sjellur edhe një doktor kirurg i cili ka punuar për 5 ditë në kuadër të Klinikës së Syve.

Të Rekomanduara