KosovaLive360

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë dhe ish- europarlamentarin, Dr. Friedhelm Frischenschlager.

Në takim u bisedua për zhvillimet fundit politike në Kosovë dhe për perspektivën e saj evropiane dhe euroatlantike.

“Tani kur jemi afër finalizimit të procesit të liberalizmit të vizave, pasqyrimi i rezultateve të vendit dhe mbështetja e miqve tanë ndërkombëtar është e domosdoshme”, tha Haradinaj duke shtuar se Kosova gjithmonë do të jetë mirënjohëse ndaj miqve të dëshmuar ndërkombëtar.

Dr. Friedhelm Frischenschlager, parlamentar evropian ka një përvojë të gjatë në politikat dhe zhvillimet në Kosovë dhe rajon si dhe është njohës i proceseve integruese në Bashkimin Evropian.

Frischenschlager falënderoi Haradinaj për pritjen dhe shprehu mbështetjen e tij për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi.

Të Rekomanduara