KosovaLive360

Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës organizuan garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës 2018”,  vendin e parë e fitoi Arbi Popovci.

Të gjitha rrugët ditën e shtunë të dergonin në Bjeshkën e Belegut. Pas 14 viteve  Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës organizuan garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës 2018”

Garat e skjimit u mbajtën  për kategoritë junior në disiplinën e sllallomit të madh (GS) dhe për kategoritë senior në disiplinën e sllallomit (SL) të madh (GS).

Kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj tha se; “Komuna e Deçanit është dukë bërë përpjekje të vazhdueshme në zhvillimin dhe promovimin e vlerave turistike që posedon komuna e jonë,  më  faktin se kemi resurse të shumta të bukurive  natyrore të Bjeshkëve të Deçanit.

Zoti na i ka dhuru këto bukuri e ne më mundësit tona si komunë i kemi dhanë prioritet zhvillimit të  turizmit, e në këtë rast ju bëj thirrje  instancave më të larta qeveritare, donatorëve, bashkadhetarëve dhe vet qytetarëve, që të na bashkohën e bashkë në rrugën e nisur të sjellim më të mirën e mundshme për zhvillimin e turizmit ku përfitues do të jenë jo vetëm qytetarët deçanasë por edhe vendi ynë nga të hyrat që do të krijohen nga turistët vendor dhe të huaj.

Bjeshkët e Deçanit veçanërisht Bjeshka e Belegut është e përshtashme për zhvillimin e turizmit dimëror, ski, ngjitje dhe atë stacionar etj., për të krijuar kushte për turistët duhet të bëhen  investime për ndërtimin e infrastrukturës në përgjithësi ku mundëson se bukuritë e këtij vendit mund  ti shijoj secili vizitorë vendor dhe i huaj përgjatë gjithë vitit.

Në mandatin tim 4 vjeçarë si proritet, kam vendosur përkushtimin tim për zhvillimin e turizmit  e në këtë drejtim  dhashtë zoti që kjo të jetë një nismë e mbarë dukë ju premtuar  se kjo garë do të jetë tradicioanle, e nuk do të thotë se çdo vit gara të mbahet vetëm  në Bjeshkën e Belegut  duhet  theksuar  edhe vet faktin se komuna e Deçanit ka shumë bjeshkë  atraktive me terene të përshtashme për mbatjen e garave dimërore-skitarisë edhe në bjeshkët e tjera si:  Bjeshkën e Kurvallës, Bjeshkën e Strellcit, Majën e Çetave  etj”.

Duhet të përmendet se Bjeshka e Belegut paraqet një prej destinacioneve turistike, që secili vizitor ti ofrojë një përvojë unike me mjedisin e bukur natyrorë e tërheqës, me lartësinë mbi detare mbi 2200-2300 m ku bora qëndron  afërsisht  60 % ose gjithsej prej 60-210 ditë , me kapacitete të vizitorëve  17000/ ditë.

Pjesëmarrësit e kësaj gare shprehen të lumtur për një nismë të tillë duke uruar  që kjo të jetë tradicionale më vet faktin se kjo pistë e Bjeshkës së Belegut është njëra ndër pistat me të mira në Kosovë e lirishtë  mundë të themi edhe në Ballkan, pak investim dhe githçka do të jetë në të mirën e  vendit.

Një falendërim për punën e Federatës së Skitarisë së Kosovës , Shoqatës Alpiniste “Shkëlzen Haradinaj” në Deçan, Ministrisë së Kulturës, Rinis dhe Sportit, Ministrisë së Mjedisit dhe Plnifikimit Hapsinorë, FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Komunës së Deçanit, të cilët përkundër vështirësisë  dhe borës së madh ku arrin deri në 3m  arritën  të realizojnë   më suksese  këto gara dhe të shpallin fituesit sipas kategorive të garimit.

Më poashtu u paraqesim rezultatet “Kupa e Gjeravicës  2018” Sllallomi i madh të mbajtura më 10.03.2018 ne atac keni tabelen e kompletuar nga Federata e Skitaris …

Të Rekomanduara