KosovaLive360

Edicioni i radhës i Festivalit “Mirëdita, dobar dan!” do të organizohet në Begorad nga data 30 maj deri 02 qershor 2018. Kjo është një mundësi unike për të prezantuar skenën artisktike dhe kulturore të Kosovës për audiencën e Begoradit.

Duke i prezantuar publikut performanca të ndryshme, që përfaqësojnë skenën kulture artistike moderne të Kosovës, festivali ka për qëllim të iniciojë ndryshime kulturore dhe sociale në Kosovë dhe Serbi. Festivali mëton që të krijojë një traditë bashkëpunimi përmes artit, e cila do të kontribuojë në normalizimin e përhershëm të marrëdhënjeve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ngjashëm me vitet e kaluara, vizitorët do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth skenës kulturore të Kosovës, përmes perfornancave muzikore, filmave, koncerteve dhe ekspozitave. Përveq kësaj, një pjesë e festivalit i dedikohet debateve dhe diskutimeve mbi të kalurarën dhe të ardhmen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe rëndësisë së bashkëpunimit dhe rrjetizimit mes dy shoqëerive.

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” 2018 do të hapet zyrtarisht me 30 Maj, me shfaqjen e filmit “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit, fitues i çmimeve Critics’ and Special Jury prizes në Tallinn Black Nights Film Festival.

Në të njejtën ditë në Qendrën për Dekontaminim Kulturor do të prezantohet ekspozita e karikaturistëve nga Kosova dhe Serbia: Murat Ahmeti dhe Mentor Llapashtica dhe Predrag Koraksic Corax e realizuar në kuadër të projektit “Ura – Dialogu Civil Prishtinë-Beograd”.

Gjatë ditëve tjera të festivalit, vizitorët do të kenë mundësi të jenë pjesë e kulturës kosovare përmes muzikës, nën përformancën e pesë artisteve të talentuara të Ansamblit “Zánat”, instalacionin me fotografi të Eliza Hoxhës të titulluar “Midis ëndrrës dhe realitetit” e cila do të prezantohet për adhuruesit e artit pamor dhe kontemporan.

Përderisa, shfaqja teatrore “Copë – Copë” me regji të Zana Hoxha Krasniqit, do të ilustroj një vështrim më të thellë të procesit të kujtimeve dhe transformimit të dhimbjes. Këtë vit, debati do të fokusohet në ekspolorimin e mërrëdhëneve në mes Serbisë dhe Kosovës, me temën “Kosova – Serbia: Kush jemi ne për njëri tjetrin?”

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” 2018 do të jetë prezent në loakcione të ndryshme në Beograd, dhe hyrja në të gjitha ngjarjet do të jetë, si në vitet e mëparshme, falas. Për më shumë informacion rreth festivalit, ju lutemi ndiqni uebfaqen www.mireditadobardan.com dhe faqen e FB.

Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botëror, simbol i së kaluarës së përbashkët, së bashku me të gjitha sfidat, arritjet dhe keqkuptimet, ka shërbyer si frymëzim për themelimin dhe realizimin e festivalit.

Festivali organizohet nga Integra (Kosovë) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi) në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), dhe Iniciativat Qytetare (Serbi).

Të Rekomanduara