KosovaLive360

Docomomo International – Komiteti Ndërkombëtar i Dokumentimit dhe Konzervimit të Objekteve, Sajteve dhe Lagjeve të Lëvizjës së Modernizmit, dëshiron ta ngrejë vëmendjen e opinionit të gjërë për rrezikun që i kanosët monumentit të Bashkim- Vllaznimit në Prishtinë.

Para disa ditë Komuna e Prishtinës filloi punimet në rimodelimin e ish sheshit të “Bashkim Vllaznimit” në qendër të qytetit, ku gjindet edhe monumenti në fjalë. Ky monument i ndërtuar në vitet e 50-ta është pjesë e memories kolektive të qytetit dhe për shumë dekada me rradhë ka shërbyer si shenjë identifikuese e qytetit.

Sipas vizulalizimeve të prezentuara për publikune gjërë nga Komuna e Prishtinës, shihet se monumentit do t’i largohen statujat e bronzit si dhe pjesa qendrore në të cilën pushon, pjesë këto integrale të saj.

Kjo letër që i është adresuar kryetarit të Prishtinës, si dhe institucioneve tjera relevante në Kosovë si Ministria e Kulturës, Qendra Regjionale e Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë, Departamentit të Kulturës në Komunën e Prishtinës, fton të gjithë individët dhe institucionet relevant që mund parandalojnë shkatërrimin e këtij monumenti me vlera të larta moderniste.

Së bashku me Docomomo International, Docomomo Kosova fton të gjitha institucionet relevante, në veçanti Komunën e Prishtinës dhe kryetarin e saj, që ta marr këtë çështje me seriozitetin më të lartë dhe ta parandalojë shkatërrimin në pakthim të këtij monumenti.

Të Rekomanduara