KosovaLive360

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka pritur në një takim miqësor një grup ndërmarrësish të rinj nga Shqipëria, me qëllim të ndarjes së rrëfimeve të tyre të suksesit në biznes, në themelimin e bizneseve të reja start-up, si dhe me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta sikurse “Get In The Ring”.

Nga të rinjtë shqiptarë, ministri Beqaj është informuar për iniciativat e reja të biznesit në fushën e inovacionit dhe për mundësinë e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, që do të sjellë produkte dhe shërbime të reja.

Me këtë rast Beqaj është shprehur i kënaqur dhe i privilegjuar që ka dëgjuar dhe është informuar për iniciativat e reja të biznesit si dhe bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri, i cili do të sjellë produkte dhe shërbime të reja, zgjidhje të reja inovative dhe bashkim faktik të të rinjve në idetë e tyre për zhvillim, punësim dhe avancim të përbashkët.

“Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri do të sjellë produkte dhe shërbime të reja, zgjidhje të reja inovative dhe bashkim faktik të të rinjve”, tha ministri Beqaj, pas takimit me ndërmarrësit e rinj nga Shqipëria të fushës së inovacionit.

Të Rekomanduara