KosovaLive360

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani dhe Auditori i Përgjithshëm i Gjykatës Turke të Llogarive, Seyit Ahmet Baŝ,  kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit.

Akti formal i nënshkrimit u zhvillua në  margjinat e konferencës së nivelit të lartë  “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në përmirësimin e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit në Sektorin Publik” e cila po mbahet sot në Sofje,  organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Bullgarisë.

Nënshkrimi u bë në prezencën e përfaqësuesve të 27 Institucioneve Supreme të Auditimit nga  vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate dhe kandidate potenciale për në BE.

Osmani dhe Baŝ u shprehën se janë të përkushtuar në intensifikimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave dhe angazhimin e institucioneve të tyre në përmbushjen e këtij Memorandumi.

Të Rekomanduara