KosovaLive360

Për shkak të temperaturave të ulëta, reshjeve të shiut anulohen garat e skijimit “Kupa e Gjeravicës 2018”
Edhe përkundër përkushtimit të Federatës dhe Komunës së Deçanit dhe të të gjithë të përfshirëve në mirëmbajtjen e rrugës si dhe në përgatitjen e shtegut të skijimit, për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të motit si dhe kushteve të rënduara të motit dhe borës, rrezikshmërisë se shtegut të skijimit gara e paraparë me datën 03.03.2018 “Kupa e Gjeravicës 2018” anulohet dhe shtyhet për një datë të pacaktuar deri në njoftimin e radhës.

Komuna e Deçanit dhe Federata Skitare e Kosovës kërkon mirëkuptim nga të gjithë të ftuarit për të qenë pjesëmarrës në këtë garë nga mysafirët dhe të ftuarit tjerë!

Të Rekomanduara