KosovaLive360

Thirrja e Anibar për filma të animuar për vitin 2018 mbyllet me datën 30 prill. Mos e humbisni shancën që filmat tuaj të shfaqen këtë vit në edicionin e nëntë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Anibar i cili këtë vit mbahet prej 13-19 gusht në Pejë.

Përgjatë muajit Prill, ne do të shfaqim disa nga punët e animatorëve kosovar për të ndarë thirrjen e festivalit me animatorët.

Përderisa kanë mbet edhe një javë deri në mbylljen e thirrjes për filma të animuar të festivalit të animacionit Anibar, ne ju prezantojmë me punën e Arvan Berishës.

Arvani studioi Multimedia në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2013 filloi karrierën e tij si një ilustrues dhe storyboard artist. Më pas u përfshi në projekte si animator. Puna e tij e fundit ishte drejtori i artit në 2D animacione për “Trigonom studio”.

I pasionuar në lidhje me animacionin dhe drejtimin e filmit, në vitin 2016 ai filloi filmin e tij të parë të shkurtër. Filmi parashihet të lancohet në vitin 2018.

Më shumë për punët e Arvanit: arvanberisha.tumblr.com

Të Rekomanduara