KosovaLive360

Thirrja e Anibar për filma të animuar për vitin 2018 mbyllet me datën 30 prill. Mos e humbisni shancën që filmat tuaj të shfaqen këtëvit në edicionin e nëntë të festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar Anibar i cili këtë vit mbahet prej 13-19 gusht në Pejë.

Përgjatë muajit Prill, ne do të shfaqim disa nga punët e animatorëve Kosovar për të ndar thirrjen e festivalit me animatorët.

Përderisa kanë mbet edhe tri javë deri në mbylljen e thirrjes për filma të animuar të festivalit të animacionit Anibar, ne ju prezantojmë me punën e Urtina Hoxhës.

Urtina, është dizajnere grafike dhe ilustruese, jeton në Prishtinë. Ajo ka përfunduar fakultetin e arteve dega e dizajnit grafik. Ajo aktualisht është e angazhuar në Kokrra dhe Permanent Studio. Për të parë më shumë nga punët e saja: https://urtinahoxha.tumblr.com/

Për të qenë pjesë e festivalit ju lutem lexoni rregullat dhe dërgojeni filmin përmes platformës www.filmfreeway.com 

Të Rekomanduara