KosovaLive360

Thirrja e Anibar për filma të animuar për vitin 2018 mbyllet me datën 30 prill. Mos e humbisni shancën që filmat tuaj të shfaqen këtë vit në edicionin e nëntë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Anibar i cili këtë vit mbahet prej 13-19 gusht në Pejë.

Përgjatë muajit Prill, ne do të shfaqim disa nga punët e animatorëve Kosovar për të ndar thirrjen e festivalit me animatorët.

Përderisa kanë mbet edhe dy javë deri në mbylljen e thirrjes për filma të animuar të festivalit të animacionit Anibar, ne ju prezantojmë me punën e Lunik Berishës.

Lunik Berisha ka lindur dhe është rritur në Prishtinë. Aty ka vijuar studimet Bachelor në Akademinë e Arteve, dega Dizajni Grafik. Punoi si ilustrues duke e dhënë kontributin tij brenda agjensionit kreativ të animacionit “Siyov”.

Është aktiv në ilustrime qysh nga shkolla fillore, aktiv në sketch Art, në storyboards, e gjithashtu dhe në animacione të shkurtëra. Gjithashtu ka kontribuar me ilustrime në filmin e shkurtër të animuar “Magneti”. Është aktiv dhe si mural artist.

Të Rekomanduara